Alen Jasharovski fitoren dhe golat ua dedikon presidentit Useini dhe Drejtorit Borova

Alen Jasharovski dje rezultoi të jetë figura kryesore te Voska Sport, duke shënuar që të tre golat në fitoren 3:2 ndaj Vardarit, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo ndeshja e parë e këtij edicioni, në të cilën Jasharoski startoi që nga minuta e parë, duke treguar gjithë potencialin dhe aftësitë realizuese që posedon ky futbollistë.

Golat e kanë bërë të lumtur vetë sulmuesin shkupjan, për më tepër që i shërbyen skuadrës për të marrë fitoren e parë historike në Ligën e Parë.

“Gjithsesi se jam shumë i lumtur për golat, që skuadrës së Voska Sport i’a siguruan fitoren historike dhe njëherit të parën këtë edicion, që realisht është shumë e rëndësishme pas atyre dy disfatave të njëpasnjëshme. Patjetër që duhet të punojmë edhe më fortë që ta arrijmë qëllimin që kemi për këtë edicion dhe mendoj se do i’a arrijmë, pasi kemi një skuadër shumë të mirë dhe kuptohet një udhëheqësi që është e organizuar mjaft mirë.” – u shpreh fillimisht Alen Jasharovski për faqen zyrtare të klubit, duke pohuar se këto gola ua dedikon dy personave më të merituar që Voska Sport sot luan në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, presidentit Nefi Useini dhe Drejtorit, Artan Borova.

“Këtë fitore historike i’a dedikoj presidentit Nefi Useini dhe Drejtorit, Artan Borova, të cilët janë më të merituarit që Voska Sport është në Ligën e Parë të Maqedonisë.“- përfundoi Jasharovski, i cili me këto tre gola kryeson edhe listën e golashënuesve pas tre xhirove të para në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. (infOSport.mk)

Leave a Reply