Shpëtim Duro pëson disfatën e parë në ndeshjet e Ligës së Parë në Maqedoni

Disfata e sotme kundër Akademia Pandev (1:2), ishte e para për trajnerin Shpëtim Duro në krye të skuadrës së Struga Trim Lum.

Duro e udhëhoqi ekipin në 12 ndeshje kampionale, duke regjistruar 10 fitore dhe 2 barazime.

Një prej fitoreve, Duro e regjistroi këtë edicion, në ndeshjen hapëse të sezonit të ri kundër Gostivarit.

Kujtojmë, Duro në mënyrë të shkëlqyer po e udhëheq skuadrën e Struga Trim Lum edhe në ndeshjet europiane, aty ku në 6 ndeshje, me skuadrën strugane ka regjistruar 4 fitore dhe 2 disfata.

Duro me Struga Trim Lum të enjtën në Ohër do të zhvillojë ndeshjen e parë të fazës “play-off” në kuadër të Ligës së Konferencës përballë islandezëve të Breidablik. (infOSport.mk)

Leave a Reply