Florian Markun e “tradhtojnë” nervat, shtyen kundërshtarin pas provokimeve (VIDEO)

Florian Marku do të zhvillojë një tjetër ndeshje. Boksieri shqiptar do të përballet me irlandezin Dylan Moran. Vetëm dy ditë para sfidës, Marku dhe Moran kanë zhvilluar konferencën për shtyp përpara mediave, teksa gjatë këtij momenti janë nxehur gjakrat.

Në videon e shpërndarë nga vetë Florian Marku në profilin e tij në Facebook shihet që, pas provokimeve nga ana e boksierit irlandez dhe paralajmërive nga ana e Markut se do ta godiste, ky i fundit nuk duroi dhe i dha një të shtyrë.

Nuk u lejua që zënka të vazhdonte dhe të pranishmit që ishin aty afër kanë ndërhyrë menjëherë.

Leave a Reply