Arijan Ademi nesër në Zagreb për të nënshkruar me Dinamon! Rikthehet për ndeshjen me Italinë

Arijan Ademi, nesër në mëngjes niset për në Zagreb për shkak të angazhimeve personale që kanë të bëjnë me vazhdimin e karrierës së tij, e ku mesfushori shqiptarë sërish pritet të nënshkruajë kontratë me gjigandët kroat të Dinamos.

Ademi pas zgjidhjes së çështjeve administrative lidhur me angazhimin e tij të ri në klub, sërish do të vihet në dispozicion të përfaqësueses për ndeshjet kundër Italisë dhe Maltës.

Thirrjes së seleksionuesit Bllagoja Milevski, mesfushori iu përgjigj edhe përkundër lëndimit në pulpë të këmbës së majtë, lëndim që e kufizoi në vetëm pesë minuta lojë në ndeshjen e fundit me skuadrën e Beijing Guoan në kampionatin kinez.

Vendimi është marrë në marrëveshje me seleksionuesin Bllagoja Milevski, i cili shpreson që Ademi do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e 9 shtatorit kundër Italisë në Shkup.

Leave a Reply