Tetovari Valon Et’hemi shënon dhe feston me shqiponjë (VIDEO)

Valon Ethemi ka gjetur golin e parë në sezonin e ri në Superligën turke, aty ku edicionin e kaluar regjistroi plotë 12 gola dhe 4 asistime me fanellën e Istanbulspor, njofton “infOSport.mk”.

Et’hemi shënoi golin e parë të takimit, mirëpo që nuk mjaftoi, pasi skuadra e tij në fund u mund nga Antalyaspor me rezultatin 2:1.

Et’hemi, i cili e nisi ndeshjen titullarë bashkë edhe me Florian Loshaj, golin e epërsisë e realizoi në minutën e 26-të, falë asistit të  senegalezit Mendy Mamadu. Megjithatë pjesa e dytë foli në tërësi për skuadrën mysafire të Antalyaspor, skuadër kjo që iu dorëzua futbollistit të saj, Adam Buksa, i cili realizoi dy golat e kthesës brenda çerekut të parë të kësaj pjese.

Në pjesën e dytë te Istanbulspori u inkuadrua edhe Eduart Rroca, ndërsa te Antalyaspor reprezentuesi i Kosovës, Zymer Bytyqi.

Ishte kjo disfata e katërt për Istanbulspor, skuadër kjo që në sezonin e ri ende nuk ka shijuar fitoren e parë, duke u renditur vetëm në pozitën e parafundit, derisa Antalyaspor me 9 pikë renditet në pozitën e 10-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply