Falë golit të Kryeziut, Ballkani në pushim shkon me epërsi ndaj Dinamo Zagrebit (VIDEO)

Ballkani i Ilir Dajës vazhdon të shkëlqejë në Europë, teksa një gjë të tillë po bënë sonte edhe ndaj gjigandëve kroat të Dinamo Zagreb, në ndeshjen e xhiros së dytë të vlefshme për grupin “C” në kuadër të Ligës së Konferencës, shkruan “infOSport.mk”.

Në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, Ballkani pjesën e parë e mbylli me epërsi 1:0 ndaj gjigandit kroat të Dinamo Zagreb, falë golit të Almir Kryeziut në minutën e 44-të.

SHIKO GOLIN….https://streamin.me/v/104631a7

Kryeziu pranoi një top të shkëlqyer në thellësi para zonës kundërshtare, dhe nuk fali, duke shënuar vërtetë një gol të bukur për gëzimin e tifozëve vendas.

Kujtojmë, në ndeshjen e parë të këtij grupi, Viktoria Plzen regjistroi edhe fitoren e dytë, duke mundur Astanan në transfertë me shifrat 2:1. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply