E bujshme, Murinjo te Roma kërkon të marrë Ronaldon dhe Xhakën!

Një lajm i bujshëm na vjen nga Italia, e që ka të bëjë me Romën, skuadër kjo që edicionin e ri do të drejtohet nga strategu i mirënjohur portugez, Hoze Murinjo, përcjellë “infOSport.mk”.

Informacionet që na vinë nga atje thonë se Hoze Murinjo te Roma dëshiron dy super lojtarë, Kristiano Ronaldon dhe Granit Xhakën.

Me të parin ka bashkëpunuar në Spanjë, ndërsa me yllin shqiptarë kërkon të bashkohet për herë të parë, kjo duke pasur parasysh kualitetet që posedon kapiteni aktual i Arsenalit.

Me Ronaldon, strategu portugez ishte bashkë te Reali i Madridit, ndërsa gjithashtu kjo dyshe kanë të njëjtin menaxher, Zhorge Mendesh.

Ndërkohë sipas “Sky Italia”, Murinjo ka kërkuar nga drejtuesit e Romës që të nisin bisedimet edhe me Granit Xhakën, shqiptarin 29-vjeçar të Arsenalit.

Drejtuesit e skuadrës londineze për shërbimet e yllit shqiptarë kërkojnë 25 milion euro, ndërkohë nga Roma janë të gatshëm të japin vetëm 13 milion. Pikërisht ky mund të jetë problemi kryesor në transferimin e Granitit në “Olimpiko”, edhe pse nga tabori i Romës kanë në mendje edhe variantin e dytë, atë të huazimit një vjeçar, me opcion që më pas të blejnë në tërësi kartonin e kapitenit të përfaqësueses së Zvicrës. (infOSport.mk)

Leave a Reply