Plotë 7 largime nga Rabotniçki

Rabotniçki në sezonin e ri futbollistik do të luaj me një formacion krejt ndryshe nga ai i këtij viti, njofton “infOSport.mk”.

Me të përfunduar sezoni aktual, nga kjo skuadër u larguan plotë 7 futbollistë. I pari ishte Fisnik Zuka, i cili vendosi që të riktheht te klubi amë, FC Shkupi, ndërsa përveç tij pjesë e “romantikëve” në sezonin garues 2021/2022 nuk do të jenë edhe Drashko Gjorgjeviç, Stefan Jevtoski, Petar Petkovski, Nikolla Prelçec, kapiteni Goran Siljanovski dhe Hristijan Grozdanovski.

Ky i fundit skuadrës së Rabotniçkit iu bashkua gjatë janarit të këtij viti nga rradhët e Sileksit, ndërsa largohet vetëm pas 6 muajsh.

Leave a Reply