Holanda fiton përballjen vendimtare me Greqinë, Sllovakia prish ëndrrat e Luksemburgut (VIDEO)

Holanda ka fituar një nga ndeshjet vendimtare për kualfikim në Europianin e vitit të ardhshëm, duke mundur Greqinë me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e zhvilluar në Athinë, “Tulipanët” ishin me shumë fat, pasi golin e fitores e gjetën vetëm në minutën e 93-të, edhe atë përmes penaltisë të ekzekutuar saktë nga Virxhil Van Dijk.

Vlen të theksohet se Holanda mund të kalonte në epërsi që gjatë pjesës së parë, mirëpo në minutën e 28-të, Ëeghorst humbi penaltinë e parë të akorduar në këtë takim.

Me këtë fitore Holanda kalon në vendin e dytë të grupit B me 12 pikë, po aq sa ka edhe Greqia në vendin e tretë, mirëpo “Tulipanët” deri në mbyllje të ciklit eliminatorë në kuadër të grupit “B”,  kanë edhe dy ndeshje për ti zhvilluar, derisa Greqia vetëm një.

Grekët në ndeshjet e nëntorit do të mirëpresin Francën, ndërkohë Holanda do të përballet fillimisht mem Irlandën dhe më pas edhe me Gjirbaltarin.

Këta të fundit sonte në ndeshjen e tyre të 6-të, pësuan edhe disfatën e 6-të, këtë herë duke u mundur nga Irlanda me shifrat 0:4.

Në ndeshjet tjera, Islanda e fitoi Lihtenshtajnin, 4:0, teksa Sllovakia ia prishi punët Luksemburgut, duke e mundur 0:1.

Kështu sllovakët zënë vendin e dytë të grupit “J” me 15 pikë, katër më shumë se Luksemburgu në vendin e tretë, derisa vendin e parë mbanë Portugalia, që tashmë ka siguruar kualifikimin në Euro 2024.

Skuadra e udhëhequr nga Kristiano Ronaldo, sonte mundi Bosne e Hercegovinën me rezultatin 5:0, duke regjistruar edhe fitoren e 8-të nga po aq ndeshje të zhvilluara, me ç’rast kjo skuadër me plotë meritë do të luaj në Europianin e vitit të ardhshëm në Gjermani. (infOSport.mk)

Leave a Reply