Flet trajneri i Voska Sport: Referim skandaloz, kjo është katastrofale për futbollin në Maqedoni

Opinionin e tij pas përfundimit të ndeshjes së sotme midis Struga Trim Lum dhe Voska Sport, që i takonte javës së 15-të, të mbetur, e ka dhënë edhe trajneri malazez i Voska Sport, Miljan Radoviç, shkruan “infOSport.mk”.

Strategu i skuadrës shqiptare nga Ohri ka mbetur i shokuar nga gjithë ajo që ndodhi, sidomos në kohën shtesë prej 10 minutuash, e ku pikërisht në atë interval kohor skuadra e tij e humbi ndeshjen.

“Kjo është katastrofalë për futbollin në Maqedoni. Një referim i këtillë i tejkalon të gjitha parashikimet. Skandal do të thoja. Vërtetë më vjen keq për djemtë tanë që luftuan deri në fund, luajtën mirë, mirëpo nuk mundesh të luash edhe ndaj një force tjetër, që të ndëshkon me vendimet e tij. Shkojmë përpara edhe më fuqishëm” – shprehet trajneri i Voska Sport, Miljan Radoviç.

Skuadra e tij vazhdon të mbetet në zonën e ftohtë, derisa në xhiron e fundit të pjesës vjeshtore, Voksa Sport në Ohër do të mirëpret Rabotniçkin.

Leave a Reply