FC Shkupi transferon ganezin Ansah!

Clement Ansah është përforcimi i dytë i FC Shkupit në këtë merkato dimri. Bëhet fjalë për një futbollistë 19 vjeçar, i cili te skuadra nga Çairi vjen nga klubi i Premier Ligës ganeze, Bofoakëa Tano, me të cilin klub u bashkua pasi u larguar nga skuadra e tij e parë Victory Stars.

Ansah është një lojtar i talentuar, i fortë dhe i lëvizshëm në mesfushë, që mund të luajë si mesfushor qendror ose si mesfushor sulmues.

Ansah me FC Shkupin ka nënshkruar kontratë tre vjeçare. Kujtojmë, gjatë ditës së djeshme skuadra shkupjane prezantoi sulmuesin e krahur, Darko Dodev, ndërsa shumë shpejtë pritet të prezantohet edhe sulmuesi shkupjan, Xhemal Ibishi.

Te FC Shkupi është rikthyer gjithashtu edhe gardiani, Kristijan Naumovski. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply