Zhang premio prej 1.5 milion euro për ekipin nëse fiton Superkupën e Italisë

Interi mbërriti mbrëmë në Riad dhe po përgatitet për ndeshjen e parë të Superkupës kundër Lacios.

Klubi dhe presidenti Zhang nga Kina po shtyjnë me premio, vetëm për të rritur vlerën e një titulli sportiv që Interi kërkon të marrë për të tretin vit radhazi.

Kështu presidenti “zikaltër”, Steven Zhang ka vendosur të ofrojë një premio prej 1.5 milion euro për lojtarët e tij, në rast se arrijnë të fitojnë sërish trofeun e SuperKupës, që në program është të premten.

Kujtojmë ekipi fitues do të fitoj plotë 8 milionë euro.

Leave a Reply