Pas Sulejmanit, Dukagjini gati firmën edhe me një tjetër futbollist shkupjan!

Dukagjini vazhdon përgatitjet në Antalia të Turqisë, teksa sot skuadra nga elita e futbollit kosovar regjistroi një fitore të madhe ndaj gjigandëve bullgar të Levski Sofjes, shkruan “infOSport.mk”.

Ishte ky testi i dytë për skuadrën nga Klina në tokën turke, aty ku kësaj skuadre i është bashkuar edhe një tjetër futbollistë shkupjan.

Pas lajmit të publikuar mbrëmë për angazhimin e mesfushorit, Omer Sulejmani, “infOSport.mk”, sërish në mënyrë ekskluzive mëson se skuadrës së Dukagjinit i është bashkëngjitur edhe shkupjani tjetër, Besmir Daci.

Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 19-vjeçar, i cili luan si sulmues i krahut të djathtë.

Ai së fundmi ishte pjesë e Skopjes, me të cilën skuadër edicionin e kaluar luajti në 6 ndeshje të Ligës së Parë, kur edhe shënoi një gol kundër Pobedës, ndërsa në të kaluarën gjithashtu kishte luajtur edhe me Borecin dhe Lokomotivën.

Njëjtë sikurse, Sulejmani, edhe Daci ka dalë nga shkolla e FC Shkupit. (infOSport.mk)

Leave a Reply