E kryer, Voska Sport bënë pazar edhe te Partizani i Tiranës!

Voska Sport nuk e ka ndërmend të ndalet në merkato. Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se skuadra shqiptare nga Ohri, ka arritur marrëveshje me 19-vjeçarin Donart Ibraimi.

Shkupjani e kishte nisur karrierën e tij te Rabotniçki, për të luajtur më pas edhe me Slloga Vinicën dhe Kozhuvin, ndërsa nga gushti i vitit 2023 i njëjti ishte pjesë e ekipit të rinjëve të Partizanit.

Ai gjatë pjesës së parë të këtij sezoni me ekipin e të rinjëve nga kryeqendra shqiptare kishte zhvilluar 7 ndeshje, duke realizuar 3 gola. Aftësitë e tij realizuese, shkupjani pritet që ti dëshmojë edhe me Voska Sport, ku do të kërkojë që të sigurojë një vend titullari.

Vlen të theksohet se Ibraimi ka mbrojtur edhe ngjyrat e përfaqësueses U15 të Maqedonisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply