Kombëtarja e Shqipërisë në grup me Çekinë, Ukrainën e Gjeorgjinë

Çekia, Ukraina dhe Gjeorgjia janë kundërshtarët e Kombëtares së Shqipërisë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve. Një gjë e tillë u mësua mbrëmjen e sotme, pas hedhjes se shortit në Paris.

Pjesë e kësaj ngjarje ishte edhe delegacioni shqiptar, i prirë nga kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Kujtojmë, me Çekinë, Kombëtarja shqiptare ishte edhe në grupin e mëparshëm të kualifikimeve për Euro 2024, me “kuqezinjtë” që dolën të parët e grupit, duke lënë pas vetes Çekinë.

Leave a Reply