“Finalja për titull”, Struga Trim Lum dhe Shkupi luajnë fatet e sezonit në Strugë

Struga Trim Lum – Shkupi do të jetë një nga supersfidat e javës së 20-të në elitën e futbollit vendor. Një “finale për titull” do të luhet ditën e shtunë në Strugë, me dy skuadrat që do të luajnë vetëm për fitore.

Kampionët në fuqi të Struga Trim Lum mbajnë vendin e dytë me 40 pikë, derisa FC Shkupi vendin e parë me vetëm një pikë më shumë. Mes tyre do të bëhen llogaritë për 3 pikët “jetike” për titull.

Në këtë mënyrë në stadiumin buzë liqenit, të dyja skuadrat do të luajnë fatet e gjithë sezonit, me Struga Trim Lum që do të tentojë rikthimin te fitorja, pas atij barazimi ndaj Rabotniçkit, por edhe rikthimin e pozitës së parë.

Shkupi me strategun boshnjak Mlladen Zhizhoviç do të synojë gjithashtu 3 pikët dhe fitoren e dytë këtë edicion ndaj ekipit strugan, pas asaj fitore në ndeshjen e parë në stadiumin e Çairit.

Fitorja e kërkuar me çdo kusht nga ana e të dyja skuadrave, konfirmon peshën e këtij takimi, ku mund të vendosen edhe fatet e ekipeve në vijim të sezonit. (infOSport.mk)

Leave a Reply