Boksieri shqiptar, Besar Nimani, i cili u vra mbrëmjen e së shtunës në Gjermani, në qytetin Bielefeld, është përcjellë këtë të enjte për në banesën e tij të fundit.
38-vjeçari shqiptar është varrosur ditën e sotme në varrezat e qytetit Bielefeld në Gjermani. Nga pamjet shihet se të shumtë kanë qenë ata persona të cilët kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore ku dhe i kanë dhënë lamtumirën e tyre Besar Nimanit.
Kishin qenë familjarët e Nimanit ata të cilët njoftuan vdekjen e boksierit pasi u qëllua me armë zjarri teksa po dilte nga një restorant i qytetit.
Vëllai i boksierit për mediat kosovare thase deri më tani dyshohet se tre kanë qenë autorët të cilët kanë marrë pjesë në ekzekutimit e vëllait të tij.
“Janë futur edhe në listën e INTERPOL-it. Dihet me emra dhe mbiemra kush janë. Të dyshuar janë një serb dhe dy kurdë”, tha ai më herët.