Florim Muça emërohet Drejtor Gjeneral i FC Shkupit

Florim Muça edhe zyrtarisht është emëruar Drejtor Gjeneral i FC Shkupit, një ndër skuadrave më të mira në vend, që pas vetes ka edhe një bagazh dhe histori të madhe.

Muça një periudhë bukur të mirë kishte punuar edhe në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, ndërsa ndjehet shumë i lumtur që tashmë do të punoj në klubin e tij të zemrës.

“Sigurisht se të marrësh një post të tillë në një klub me shumë tituj të fituar si dhe pjesëmarrje në garat më të rëndësishme evropiane, është një sfidë që duhet menaxhuar sa më mirë që është e mundur. Jam i lumtur që do të drejtoj klubin që ka tifozërinë më të madhe jo vetëm në vend, por edhe në rajon, andaj uroj që të gjithë së bashku të kryejmë detyrat tona në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me bashkëpunim të mirë, të vazhdojmë rrugën e atyre që e kishin nisur më herët, për suksese edhe më të mëdha. Jam i lumtur që tani bëj pjesë në familjen bardhekaltër.” – ka shkruar Florim Muça në profilin e tij zyrtarë, ndërsa lajmin e kanë konfirmuar edhe nga tabori i FC Shkupit, skuadër kjo që edhe këtë vit, me shumë gjasa deri në fund do të luftojë për titullin e kampionit me Struga Trim Lum dhe Shkëndijën.

Aktualisht, pas 24 xhirove, FC Shkupi ndodhet në pozitën e dytë me 48 pikë, 3 më pak se lideri, Struga Trim Lum. (infOSport.mk)

Leave a Reply