Në ndeshjen Ipsuiç – Shefilld Vendzi ndodhi një ndër “vjedhjet më të mëdha” në historinë e futbollit (VIDEO)

Goli i Ipsuiç i shënuar nga Chaplin në minutat e fundit të takimit përballë Shefilld Vendzi, nga shumë media po konsiderohet si njëra nga vjedhjet më të mëdha në histori të futbollit.

Mysafirët e Shefilld Vendzi ishin në epërsi nga pjesa e parë me golin e shënuar nga mesfushori Adeniran.

Por goli i barazimit për skuadrën e Ipsuiç, pjesë e së cilës është edhe futbollisti shqiptarë, Bersant Celina, erdhi në minutën e fundit të ndeshjes.

Vendasit e Ipsuiç ishin në sulm, derisa harkimin në zonë arriti ta kontrolloj portieri Bailey Peacock-Farrell.

Në këto momente thuajse të gjitha shpresat e vendasve u shuajtën, mirëpo falë sulmuesit Macauley Bonne, ndodhi mrrekullia. Bonne duke ndjerë se portieri Farell do të lëshojë topin në tokë për të degazhuar, vendosi të qëndrojë jashtë vijës fundore. Me të lëshuar topin në tokë, Bonne nga mbrapa ia vodhi atë për të pasur tek Fraser i cili e gjeti afër vijës sulmuesin Chaplin, i cili realizoi për 1:1.

Goli i shënuar nga Ipsuiç është bërë viral në rrjetet sociale.

Leave a Reply