Taulant Ismaili, futsalisti më i trofeshëm shqiptarë në Maqedoninë e Veriut!

Shkupjani Taulant Ismaili është futsalisti më i suksesshëm në Maqedoninë e Veriut.I njëjti fillimisht kishte nisur të luaj futboll të madh, duke qenë pjesë e ekipit të ish Slloga Jugomagnatit, aktualisht FC Shkupit.

Taulant Ismaili ishte pjesë e gjeneratës së artë të këtij klubi (gjenerata 1990), të cilët ishin kampion të padiskutueshëm në kategorinë e tyre 7 vite me rradhë.

Megjithatë, i njëjti nga mosha 22 vjeçare vendosi të transferohet në futbollin e vogël, atë në palestër, duke iu bashkuar skuadrës së “KMF Zhelezarec”. Sukseset nuk munguan edhe me këtë skuadër, pasi që në edicionin e tij të parë, ai arriti të shpallet kampion, ndërsa një gjë të tillë me këtë skuadër arriti të bëjë për 4 vite me rradhë.

Pas aventurës në “KMF Zhelezarec”, Ismaili iu bashkua “KMF Veles”, me të cilën skuadër në sezonin debutues, arriti të fitojë Kupën e Maqedonisë.

Pas gjithë këtyre sukseseve dhe titujve të fituar, skuadra të shumta s inga vendi, ashtu edhe nga jashtë kufijve të Maqedonisë, shfaqën interesim për shërbimet e Taulant Ismailit, i cili vendosi ti bashkohet ekipit të FC Feniks nga Drenasi i Kosovës.

Edhe me këtë skuadër, Ismaili në edicionin e tij të parrë arriti që të fitojë trofeun e Kupës, këtë herë atë të Kosovës, aty ku më pas luajti edhe me skuadrat si FC Besa nga Peja dhe FC Prishtina.

Pas 2 viteve të kaluara në kampionatin kosovar, Ismaili rikthehet në kampionatin vendor, duke iu bashkuar  skuadrës së Futsal Shkupit. Suksesi nuk mungoi edhe me këtë skuadër, me të cilën që në edicionin debutues arriti të fitoj “dopietën” e titujve, duke fituar edhe kampionatin, por edhe Kupën e Maqedonisë.

Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm, sezoni 2018/19, Taulant Ismaili, me plotë meritë shpallet si lojtari më i mirë i vitit, duke u bërë kështu shqiptari i parë që fiton këtë titull.

Pas gjithë këtyre sukseseve, Ismaili vendosi që ti bashkohet ekipit të tij të zemrës FC “Arben Bajrami”, ku ishte edhe një ndër themeluesit e këtij klubi, bashkë edhe me disa shokë të tjerë.

Me këtë skuadër ata filluan një aventurë të re, edhe atë duke filluar nga Liga e Dytë, e ku si favorit të mëdhenj, që në edicionin e tyre të parë dolën të jenë kampion, duke siguruar kështu një vend për në Ligën e Parë.

Me FC Arben Bajrami, pas ngjitjes në elitë, Ismaili dy vite me rradhë arriti që të fitojë Kupën e Maqedonisë, për tu rikthyer sërish te Futsal Shkupi, me të cilën skuadër sërish fitoi titullin kampion.

Edicioni i ri 2023/24, Taulant Ismailin e gjeti te skuadra e Futsal Club Forca nga Kumanova, me të cilën skuadër sërish u shpall kampion, duke fituar në këtë mënyrë epitetin e një kampioni të vërtetë, kur është në pyetje futbolli në palestër.

Kështu, Ismaili në vitrinat e tij, numëron plotë 16 trofe, prej të cilave 8 janë tituj kampion dhe 8 të tjera trofe të Kupave, përfshirë këtu edhe atë të Kosovës.

Gjithë këto suksese, bënë që Ismaili vazhdimisht tashmë 10 vite me rradhë të jetë edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futsal, për të cilën numëron mbi 60 ndeshje zyrtare.

Përveç përvojës në futsallin vendor, atë në Kosovë dhe me reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut, Ismaili numëron mbi 30 ndeshje edhe në kuadër të Ligës së Kampionëve në futsal, derisa suksesin më të madh e kishte arritur me ekipin e KMF “Zhelezarec”, duke u kualifikuar në ndeshjet e 1/8 të finales, duke u renditur jështu si ekipi i 6 më i mirë në futsallin europian.

Ismaili, epitetin e kampionit e dëshmoi edhe në ndeshjen e sotme, duke udhëhequr Futsal Club Forca drejt fitores së madhe 12:0 kundër Ovçe Poles.

Ai në këtë ndeshje me shiritin e kapitenit ngriti lartë trofeun e kampionit, për herë të parë në historinë e klubit nga Kumanova, që pas 17 xhirove të zhvilluara numëron 48 pikë dhe me plotë meritë edicionin e ri do të prezantojë Maqedoninë e Veriut në Ligën e Kampionëve Europian.

Me këtë rast Ismailit i urojmë shumë suksese edhe edicionin e ri, por edhe në vitet në vijim, pasi i njëjti nuk ka ndërmend të pensionohet.

Ai me gjithë këtë kontribut të dhënë në futsalin vendor dhe më gjërë, duhet të jetë një shembull pozitiv dhe motiv shtesë për rininë e vendit, që të bëhen pjesë e këtij sporti, e që realisht që çdo vit po merr jehonë më të madhe në vendin tonë. (infOSport.mk)

Leave a Reply