Shëndrit Deari vazhdon të rrëmbejë titujt e këtij edicioni si në vend, ashtu edhe në Kosovë. Pasi i njëjti ishte shpalllur kampion i Maqedonisë dhe fitues i turneut “DIELLI TEB OPEN 2024” në Kosovë, së fundmi ai ka fituar edhe turneun “Masters” të Maqedonisë, ku marrin pjesë 8 tenistët më të mirë nga vendi, njofton “infOSport.mk”.
Deari, si pjesë e KT “JUG”, në finalen e madhe mundi Stefan Micov nga KT “Negotino”, të cilin gjithashtu e kishte mundur së fundmi edhe në turnen “DIELLI TEB OPEN 2024” në Kosovë.
Deari regjistroi fitore 2:0, në sete 7:5, 6:0, ndërsa në konkurrencë të femrave, fituese e “Masters” turneut u shpall Ana Mitevska, gjithashtu nga KT “JUG”, që në finalen e madhe mundi Teona Andova, me rezultatin 2:0, në sete 7:5, 7:6. (infOSport.mk)