Erdon Daci shënoi një super, super gol me skuadrën e tij Deinze në kuadër të javës së 9-të në ligën e dytë belge.
Shkupjani shënoi nga gjysma e fushës golin e parë të ndeshjes, në të cilën skuadra e tij në fund pësoi disfatë 3:2 ndaj RWDM. Daci vlen të theksohet se ishte protagonist edhe në shënimin e golit të dytë, kur asistoi për bashkëlojtarin e tij, De Schryver.
Për Dacin ishte ky goli i parë sezonal, duke paralajmëruar një rikthim të fuqishëm, pas problemeve që kishte me lëndimet.
Deinze e tij pas 9 xhirove në “Challenger Pro League” renditet në pozitën e 6-të me 14 pikë, ndërsa renditjen e kryeson kundërshtari i tyre, RWDM me 20 pikë, po aq sa kanë edhe Varegem dhe RAAL La Louviere në pozitat 2 dhe 3. (infOSport.mk)