Sllovaku Michal Pinter pjesën e dytë të sezonit 2024/25 do ta luaj me fanellën e Vardarit. Mbrojtësi 30-vjeçar te skuadra nga Parku i Qytetit transferohet nga fqinjët e FC Shkupit, pjesë e së cilës skuadër ishte për 18 muaj të plotë.
Lajmin për transferimin e tij te Vardari, “infOSport.mk”, e kishte bërë publik që para dy ditëve, ndërsa tashmë i njëjti është konfirmuar edhe nga klubi i Vardarit, që në këtë mënyrë bënë transferimin e parë në prag të stinorit pranveror, ku kjo skuadër do të luftojë për mbijetesë.
Pinter në Maqedoni erdhi verën e vitit 2023, kur FC Shkupit iu bashkua nga rradhët e skuadrës sllovake të FC ViOn. Ai në elitën e futbollit vendor numëron 38 ndeshje, 1 gol dhe 4 asistime.
Ndryshe, i njëjti me fanellën e FC Shkupit ka zhvilluar gjithsej 43 ndeshje, 12 prej të cilëve këtë edicion. (infOSport.mk)