Voska Sport nuk do të ndryshojë vetëm qytetin, investitorët e rinj turq do ja ndryshojnë edhe emrin!

Klubi shqiptarë nga Ohri, Voska Sport, që garon në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, po futet në një epokë të re.

Tashmë ish-pronari i klubit, Nefi Useni, ka shitur klubin e tij tek disa investitorë turq. Siç mëson “infOSport.mk”, pronarët e rinj planifikojnë ta transferojnë klubin në qytetin e Gostivarit dhe për këtë kanë filluar përgatitjet organizative. Megjithatë, kjo nuk do të jetë risia e vetme, pasi të njëjtit planifikojnë që skuadrës t’ia ndryshojnë edhe emrin.

__________________

LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK

Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?

Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…


Mes informacioneve të marra, është gjithashtu se drejtuesit e rinj do të ndjekin një politikë ambicioze kur janë në pyetje transferimet, duke sjellë në skuadër lojtarë shumë të rëndësishëm dhe me eksperiencë.

Ata në këtë mënyrë paralajmërojnë edhe ngritjen e konkurrencës, por njëkohësisht edhe të nivelit të ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë, viteve të fundit shumë biznesmen turq janë futur në futbollin e Maqedonisë së Veriut, duke investuar në klubet si FC Shkupi, Rabotniçki, Gostivari, Vardari, ndërsa duke nisur nga viti 2025 me shumë gjasa edhe te Tikveshi dhe Voska Sport.

E pabesueshme, por e vërtetë, gjysma e klubeve nën zotërim të investitorëve turq!

Leave a Reply