Qeveria e Kosovës do të rinovojë stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar vendimin për financimin e projektit të rinovimit të stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë, aty ku ndeshjet e saj i zhvillon skuadra e KF Llapit, përcjellë “infOSport.mk”.

Ky projekt i shumëpritur parasheh ndërtimin e tribunës së re lindore, poashtu mbulesën e të gjitha tribunave dhe instalimin e ndriçimit të fushës sipas standardeve të UEFA-s (Kategoria 3).

Ky investim do të krijojë kushte moderne për zhvillimin e ndeshjeve gjatë mbrëmjeve dhe padyshim që do të ndikojë në rritjen e numrit të tifozëve në stadiumin e qytetit të Podujevës.

Qeveria e Kosovës për këtë projekt ka ndarë 1.9 milion euro.

Leave a Reply