Koçoski rikthehet te Struga Trim Lum

Valentin Koçoski sezonin e ri futbollistik do të luaj sërish me skuadrën e Struga Trim Lum. Mesfushori ofenziv rikthehet kështu të luaj edhe njëherë tjetër me ekipin strugan pas gati dy viteve të plota, pas aventurave që kishte me Voska Sport dhe së fundmi me Sileksin.

Do të jetë kjo hera e tretë që Koçoski do të veshë fanellën e Struga Trim Lum, pasi i njëjti në dy periudha të ndryshme për tre vite kishte qenë pjesë e ish kampionëve të vendit.

Koçoski, që në Ligën e Parë numëron afërsisht 200 ndeshje, me fanellën e Struga Trim Lum ka luajtur plotë 80 ndeshje, përfshirë këtu edhe 4 ndeshje në kuadër të garave europiane.

28-vjeçari Koçoski me Struga Trim Lum ka firmosur kontratë dy vjeçare. Ai është federuar me kohë në Federatën e Futbollit vendor, ashtu që i njëjti do të ketë të drejtë loje që në takimin e nesërm kundër Makedonija GJ.P.

Mbetet tashmë trajneri Bledi Shkëmbi të vendos, nëse Koçoski do të luaj sërish nesër me fanellën e Struga Trim Lum, që gjatë kësaj merkatoje është përforcuar dukshëm në të gjitha repartet. (infOSport.mk)

Leave a Reply