Ndryshe nga një ditë më parë, drejtuesit e Federatës së futbollit serb, kanë vendosur flamurin e Shqipërisë në stadiumin “Duboçica” në Leskovc, aty ku sonte do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur midis Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të vitit 2026.
Këtë të shtunë, pak orë para ndeshjes, në stadium është ngritur flamuri i Shqipërisë, që qëndron në krahun e atij të UEFA-s dhe Serbisë.
Sigurisht ngritja e flamurit shqiptar, nuk është pritur mirë nga tifozët serbë, por e tillë është rregullorja e UEFA-s. Në të kundërt rrezikohej dënimi.
Ndeshja Serbi-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, do të luhet sonte duke nisur nga ora 20:45.
