Numri 1 i Struga Trim Lum, Mendi Qyra, edhe zyrtarisht tashmë është bërë edhe i pari i qytetit të bukur të Strugës, shkruan “infOSport.mk”.
Mendi Qyra, në zgjedhjet lokale të vitit 2025, doli si kandidat i pavarur, mirëpo që kishte mbështetjen e VLEN. Ai pasi doli fitues në rrethin e parë të zgjedhjeve për të parin e Strugës, të njëjtën gjë bër edhe në kuadër të rrethit të dytë, duke fituar përballë kundërkandidatit të tij, Arsim Dalipi nga AKI.
Me Mendi Qyrën në krye, Struga Trim Lum brenda 10 viteve themelim, u shpall dy herë kampion i Maqedonisë në futboll, dy herë luajti në finalen e madhe të Kupës, ndërsa gjithashtu tre herë rradhazi prezantoi vendin tonë në arenën europiane, duke arritur madje edhe deri në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.
Tashmë me Mendi Qyrën në krye, qyteti i bukur i Strugës pritet të shpallet kampion edhe në fushën e turizimit, duke pasur parasysh përvojën e tij në fushën e biznesit, tashmë disa vite me rradhë. (infOSport.mk)
