Maqineria e golave, Erling Haaland, tejkalon Kristiano Ronaldon në Premierligë

Erlind Haaland është një maqineri golash, ndërsa këtë po e konfirmon në vazhdimësi norvegjezi. Sulmuesi shtatëlartë edhe sot e udhëhoqi Mançester Sitin e tij drejt një fitore të re në Premierigë, aty ku tashmë numëron plotë 104 gola.

Ai fillimisht në minutën e 5-të shënoi golin e tij parë në ndeshjen e sotme kundër Uest Ham, duke arritur shifrën e 103 golave, me të cilin ishte barazuar me Kristiano Ronaldon në listën e përgjithshme të golave në kuadër të elitës së futbollit anglez, derisa me golin e dytë personal dhe të tretin për Sitin, të shënuar në minutën e 69-të, Haaland shënoi edhe golin e tij numër 104 në Premierligë, duke tejkaluar portugezin, Kristiano Ronaldo.

Për më tepër, Haaland tejkaloi Ronaldon në këtë listë, në 122 ndeshje më pak.

Pra në 114 ndeshje të zhvilluara në Premierligë, Haaland ka arritur të shënojë 104 gola, derisa Ronaldo, shifrën e 103 golave me fanellën e Mançester Junajted, e kishte arritur pas 236 ndeshjeve.

Ndryshe, me dy golat e sotëm kundër Uest Ham, Haaland arriti në shifrën e 19 golave, edhe atë në vetëm 17  ndeshje të zhvilluara, duke ndihmuar Sitin, që pas një kohe të ringjitet në krye të Premierligës.

Pas 17 xhirove, Mançester Siti i Pep Guardiolas, numëron 37 pikë, një më shumë se Arsenali, që ndeshjen e saj do ta zhvillojë me fillim në ora 21:00 kundër Evertonit në transfertë. (infOSport.mk)

Leave a Reply