Skuadra kampione në fuqi e Shkëndijës, pasi i morri primatin Struga Trim Lum, vazhdon të jetë një nga klubet më të vlefshme në Ligën e Parë, me vlerën totale të skuadrës që arrin 7.83 milionë euro sipas të dhënave më të fundit nga platforma prestigjioze “Transfermarkt”.
Kjo rritje vjen falë sukseseve të fundit në garat europiane dhe performancës së shkëlqyer të lojtarëve të rinj, duke e pozicionuar Shkëndijën si lider në futbollin elitarë të Maqedonisë së Veriut.
Sipas analizës aktuale të “Transfermarkt” për sezonin 2025/26, qendërmbrojtësi Klisman Cake është lojtari më i vlefshëm i skuadrës tetovare me 700 mijë euro, derisa pas tij pasojnë plotë 4 futbollistë të tjerë, si Imran Fetai, Reshat Ramadani, Ronaldo Webster dhe Fabrice Tamba, që kanë vlerën e 600 mijë eurove.
Skuadra “kuqezi” nga Tetova numëron gjithsej 25 lojtarë, prej të cilëve 10 janë të huaj, derisa mosha mesatare e klubit është 26.2 vjeç.
Vlera totale ka shënuar rritje të dukshme krahasuar me vitet e kaluara, falë eliminimit historik të FCSB-së në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, por edhe për shkak pjesëmarrjes në grupet e Ligës së Konferencës, ku tashmë Shkëndija ka arritur edhe deri në ndeshjet e “play-off”.
Kundërshtarin e saj, mes Lech Poznan dhe Samsunspor, skuadra e Jeton Beqirit do ta mësojë me datë 16 janar, derisa ndeshjen e parë do ta zhvillojë me 19 shkurt në Shkup. (infOSport.mk)
