Jasir Asani, debutuesi rekordmen te Kombëtarja e Shqipërisë!

Pavarësisht se nuk është preferuar edhe aq shumë në kualifikueset e fundit të Botërorit nga ana e trajnerit Silvinjo, shkupjani Jasir Asani, mbetet protagonisti kryesor nga ana e futbollistëve debutues në epokën e brazilianit.

Nën drejtimin e Silvinjos te kombëtarja shqiptare kanë debutuar plotë 16 futbollistë, përfshirë këtu edhe Asanin, i cili njëherit mban epitetin e futbollistit me më shumë ndeshje dhe njëkohësisht gola të shënuar nga gjithë ata futbollistë qw pwr herw tw parw kishin veshur fanellwn “kuqezi”.

Sulmuesi shkupjan, që aktualisht është pjesë e skuadrës së njohur iraniane të Esteghlal, ishte një nga heronjtë e kualifikimit të Shqipërisë për në Europianin e vitit 2024.

Ai me golat e tij i siguroi shumë pikë Shqipërisë, duke kontribuuar jo pak me fanellën “kuqezi”. Asani në 25 ndeshje sa ishte aktivizuar nga trajneri Silvinjo (më shumë se çdo debutues tjetër), kishte realizuar 6 gola, duke lënë pas vetes shumë mbrapa futbollistët tjerë, madje edhe ata nga reparti i sulmit, siç janë Indrit Tuci, Mirlind Daku apo edhe Arbër Hoxha.

Futbollisti i Dinamo Zagrebit renditet menjëherë pas Jasir Asanit, kur janë në pyetje ndeshjet e zhvilluara nën epokën e Silvinjos, duke regjistruar 21 paraqitje dhe 1 gol të shënuar.

Po 1 gol, kishte shënuar edhe Mirlind Daku, që numëron 15 ndeshje nga futbollistët debutues, për të vijuar më pas Juljan Shehu me 7 ndeshje dhe Indrit Tuci dhe Adrion Pajaziti me nga 5 ndeshje.

Tjerë futbollistë që kanë debutuar me fanellën kuqezi nën drejtimin e Silvinjos, janë edhe Nazmi Gripshi, Medon Berisha, Sebastjan Spahiu, Anis Mehmeti, Kristian Shpendi, Arbnor Muja, Marvin Çuni, Klisman Cake dhe Maldini Kacurri.

Ky i fundit, një prodhim nga futbolli anglez, me fanellën e Shqipërisë debutoi në miqësoren ndaj Gjibraltarit me 4 shtator të këtij viti, duke u bërë njëherit edhe futbollisti më i ri në moshë që kishte bërë një gjë të tillë me fanellwn “kuqezi”.

Kacurri kishte debutuar me 19 vjet e 11 muaj. (infOSport.mk)

Leave a Reply