KF Shkëndija gjatë ditës së sotme ka prezantuar mesfushorin defenaziv, Drilon Islami, për të cilin fillimisht “infOSport.mk” ju kishte njoftuar me datë 4 dhjetor.
25 vjeçari në Tetovë vjen pasi shkëputi kontratën me skuadrën rumune të Kluzh, aty ku nuk arriti që të tregojë cilësitë e tij.
Ai me Kluzh nuk regjistroi asnjë paraqitje, pavarësisht se u transferua me shumë bujë verën e vitit që lamë pas nga rradhët e FC Prishtinës, aty ku kishte shkëlqyer në elitën e futbollit kosovar.
Islami ishte një lider i padiskutueshëm te Prishtina, ashtu që drejtuesit e Shkëndijës besojnë në rikthimin e tij të fuqishëm, këtë herë me fanellën “kuqezi”.
Shkëndija “ME” ose “PA” vëllezërit Ramadani në pranverë!?
Ndryshe, Islami shihet si zëvendësues ideal i Reshat Ramadanit në pjesën defanzive të mesfushës, pasi këtij të fundit i ka përfunduar kontrata e huazimit te Shkëndija nga gjigandi ukrainas i Dinamo Kiev.
Drilon Islami, pasi kaloi testet mjekësore me sukses, me Shkëndijën firmosi kontratë për dy vite e gjysmë.
Shkëndija do të jetë klubi i tij i pestë në karrierë, pasi përveç me Prishtinën dhe Kluzh, ai ka luajtur edhe me skuadrën e vendlindjes së tij, Ferizajin dhe Dritën e Gjilanit.
Është ky përforcimi i parë i “kuqezinjëve” nga Tetova, të cilët ditëve në vijim pritet të prezantojnë edhe sulmuesin e AP Brera, Fahd Ndzengue. (infOSport.mk)

