UEFA ka dënuar edhe njëherë tjetër Shkëndijën, këtë herë me një gjobë në vlerë prej 1.500 euro për shkak mjeteve piroteknike të përdorura nga tifozët e tyre, “Ballistët” në ndeshjen kundër Dritës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Për të njëjtën arsye, është dënuar gjithashtu edhe skuadra tjetër shqiptare, ajo e Dritës, mirëpo me një vlerë prej 3.750 eurove.
Kujtojmë, ndeshja midis Dritës dhe Shkëndijës u zhvillua me 27 nëntor, vetëm një ditë para festës së flamurit shqiptarë.
Ndeshja u mbyll me fitoren minimale të Dritës, 1:0, mirëpo vlen të theksohet se në fund të garave grupore në Ligën e Konferencës, të dyja skuadrat siguruan një vend për në ndeshjet e “play-off”, aty ku edhe përfundimisht emrin e kundërshtarit do ta mësojnë me datë 16 janar.
Shkëndija për kundërshtarë të mundshëm në këtë fazë do të ketë Lech Poznan nga Polonia, ose Samsunspor nga Turqia, derisa Drita e Zekirja Ramadanit mund të përballet me njërën nga skuadrat, si Celje ose AZ Alkmaar. (infOSport.mk)
