Gardiani shqiptarë, Sherri rikthehet te Kaljari

Skuadra italiane e Kaljarit ka njoftuar se ka rikthyer gardianin shqiptarë Alen Sherri për pjesën pranverore, pasi ky i fundit ishte huazuar te Frosinone.

Ai te skuadra e ligës së dytë italiane ishte huzuar me të vetmin qëllim që të përfitojë eksperiencën e duhur, mirëpo i njëjti nuk arriti të fitojë një vend titullari, duke u aktivizuar vetëm në një ndeshje të Kupës së Italisë ndaj Monzës.

Sipas asaj që raportojnë brenda klubit të Kaljarit, Sherri është vënë menjëherë në dispozicion të stafit teknik për pjesën e mbetur të sezonit dhe pritet të mbajë rolin e portierit të dytë, pas titullarit Elia Caprile.

Sherri ishte i pranishëm në tribunë në ndeshjen e fundit të kundër Milanit, në të cilën ndeshje Kalari i tij pësoi disfatë minimale 1:0.

Sherri me fanellën e skuadrës nga Sardinia, numëron 7 paraqitje në Serie A.

Leave a Reply