KF Rramalia, skuadër kjo që garon në Ligën komunale të Kumanovës, sot edhe zyrtarisht ka nisurpërgatitjet për sezonin e ri garues, një sezon që pritet të jetë tejet rivalizues dhe konkurrues.
Ekipi ka filluar stërvitjet nën drejtimin e stafit teknik, me në krye trajnerin Avdo Ebibi, me fokus në përgatitjen fizike, taktike dhe organizative.
Drejtuesit e klubit theksojnë se objektivi i KF Rramalia është ndërtimi i një ekipi të fortë dhe të disiplinuar, i aftë për t’u përballur me çdo rival dhe për të qenë konkurrues gjatë gjithë kampionatit.
Drejtuesit kanë besim të plotë te grupi i lojtarëve dhe stafi teknik, ndërsa parapërgatitjet do të shërbejnë si bazë për një sezon të suksesshëm dhe dinjitoz.
Një gjë të tillë më së miri dëshmojnë edhe përforcimet e bëra nga drejtuesit e KF Rramalisë, skuadër kjo që në rradhët e veta gjatë kësaj merkatoje ka arritur të afrojë emra shumë të njohur në futbollin vendor, që në të kaluarën kishin luajtur edhe në Ligën e Parë.
Fjala është për lojtarë të kalibrit si Florent Osmani, Burhan Mustafa, Emir Aliu, Ismail Abdullahu dhe Endrit Mehmeti. (infOSport.mk)
