Dejan Trajkovski është lojtari më i ri i KF Prishtina e Re

KF Prishtina e Re ka prezantuar mbrojtësin e krahut të majtë, 33-vjeçarin Dejan Trajkovski, i cili i bashkohet skuadrës prishtinase me një bagazh të madh përvoje ndërkombëtare.

Gjatë karrierës së tij, Trajkovski ka luajtur në disa liga evropiane dhe ka qenë pjesë e klubeve të njohura si NK Maribor (dhe Maribor U19), NK Domzhale, FC Tëente, Puskás Akadémia FC, Spartak Trnava, HŠK Zrinjski Mostar, US Vibonese dhe së fundmi FK Džiugas.

Me eksperiencën e tij në nivele të ndryshme të futbollit evropian, stabilitetin defenziv dhe qetësinë në lojë, Trajkovski pritet të jetë një vlerë e shtuar për repartin mbrojtës te skuadra e KF Prishtina e re.

Trajkovski poashtu në të kaluarën ishte pjesë e kombëtares sllovene.

Leave a Reply