Skuadra e njohur kosovare e FC Ballkanit gjatë ditës së sotme ka prezantuar dy emra të rinj në prag të stinorit pranveror në elitën e futbollit kosovar, njofton “infOSport.mk”.
Emra të rinj te skuadra nga Suhareka janë Arben Nikprelaj dhe Ebrima Gaye.
Nikprelaj është 21-vjeç, luan si mbrojtës, ndërsa te Ballkani vjen nga rradhët e skuadrës shqiptare të Deçiç nga Mali i Zi, ndërkohë Gaye luan në repartin ofenziv.
Sulmuesi nga Gambia transferohet nga BST Galaxy, ku gjatë këtij sezoni është paraqitur në formë të mirë.
Gaye ka eksperiencë edhe në arenën ndërkombëtare, me paraqitje për përfaqësuesen e Gambisë, ndërsa gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur edhe në Senegal.
