Teuta transferon ish sulmuesin e Shkëndijës së Tetovës!

Ditët e fundit të merkatos në futbollin shqiptarë ishin shumë të zjarrta. Thuajse të gjitha skuadrat ishin aktive, përfshirë këtu edhe skuadrën e Teutës, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra durrsake ka arritur të angazhojë ish futbollistin e Shkëndijës së Tetovës, Vagner Gonçalves.

Braziliani 29-vjeçar që posedon edhe pasaportë franceze te skuadra e Teutës vjen silojtar i lirë, pasi të njëjtit i kishte përfunduar kontrata me skuadrën e njohur armene të Pyunik Jerevan.

Gonçalves pjesë e Shkëndijës ishte 6 muajt e fundit të vitit 2022, mirëpo duke mos arritur të lë gjurmë me fanellën “kuqezi”. Ai brenda një gjysmësezoni luajti në 10 ndeshje, duke regjistruar vetëm 1 asistim.

Pasi e mbylli aventurën me Shkëndijën i njëjti u transferua te skuadra e FC Dinamo Tbilisi në Gjeorgji, aty ku kishte luajtur edhe me FC Dinamo Batumi, FC Dila dhe Saburtalo, derisa i njëjti gjithashtu kishte provuar veten të luaj edhe në Francë, Belgjikë, Ukrainë dhe së fundmi në Armeni.

Vagner Gonçalves te Teuta pritet të forcojë repartin ofensiv dhe të jetë një element i rëndësishëm në realizimin e objektivave për pjesën e dytë të sezonit në Superligën shqiptare, aty ku skuadra durrsake do të tentojë të bëjë më të mirën dhe të mos e diskutojë mbijetesën, kjo falë pozitës momentale në të cilën ndodhet.

Pas 22 xhirove, KF Teuta renditet në pozitën e 6-të me 27 pikë të tubuara. (infOSport.mk)

Leave a Reply