Struga Trim Lum nesër gjeneralen kundër GFK Ohrid, si parapërgatitje finale për ndeshjen me Shkëndijën

Struga Trim Lum nesër (e premte) do të zhvillojë gjeneralen kundër GFK Ohrid, ndeshje kjo që do zhvillohet në stadiumin “Burimet e Biljanës” në Ohër me fillim në ora 14:00.

E njëjta, trajnerit Bledi Shkëmbi do ti shërbejë si parapërgatitje finale para takimit të 10 shkurtit kundër Shkëndijës, kur edhe zyrtarisht nis stinori pranveror.

Ndeshja kundër GFK Ohrid, do të jetë e 6-ta në kuadër të fazës përgatitore, dhe e para me një kundërshtarë vendor.

Ndeshjen e parë, në mungesë të një kundërshtari nga vendi, skuadra strugane e zhvilloi në Korçë me datë 15 janar kundër KF Maliq, ndërsa 4 ndeshje të tjera i zhvilloi në Turqi me kundërshtarë të huaj.

1 fitore, 2 barazime dhe 2 disfata doli të jetë epilogu i këtyre ndeshjeve kontrolluese, me një gol-averazh 7:6.

Hristijan Maleski dhe Marjan Radeski dolën të jenë futbollistët më efikas, me nga dy gola të shënuar, derisa nga një gol shënuan edhe Florian Roçi, Jarje Maudo dhe Bassirou Compaore.

Kujtojmë, ky i fundit doli të jetë golashënuesi më i mirë i pjesës pranverore me 12 gola të shënuar.

Leave a Reply