FC Ballkani ka vazhduar bashkëpunimit me sulmuesin algjerian, Walid Hamidi, i cili para se të transferohej te skuadra kosovare, luante me skuadrën e FC Shkupit. Hamidi sipas kontratës së re, te skuadra nga Suhareka do të qëndrojë deri në qershor të vitit 2029.
Hamidi është pjesë e Ballkanit nga vera e vitit 2023 dhe ka qenë vazhdimisht një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës “portokalli”.
Deri më tani, ai ka regjistruar 96 ndeshje me fanellën e Ballkanit, me 15 gola të shënuar dhe 13 asiste, ndërsa ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës në titullin kampion të fituar vitin 2024 dhe udhëtimin e sukseshëm evropian po atë sezon.
Gjatë ediconit aktual, 29 vjeçari Hamidi ka zhvilluar 16 ndeshje, duke regjistruar njëkohësisht edhe 5 gola dhe 3 asistime.
