KF Bashkimi ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me incidentin që ndodhi në fundin e ndeshjes së javës së 19-të kundër Vardarit në Shkup. Në një moment futbollistët e Bashkimit deshën braktisin fushën, ndërsa kjo për shkak fyerjeve në baza nacionale.
Këto thirrje u përsëritën disa herë, duke krijuar një situatë të tensionuar dhe të papranueshme në stadium, ndërsa tensione pati edhe pas përfundimit të ndeshjes, mes policisë dhe drejtuesve të KF Bashkimit.
Më poshtë ju sjellim deklaratën zyrtare të klubit kumanovar, përmes rrjeteve të tyre sociale:
📢📢 DEKLARATË ZYRTARE
🟢 K.F. Bashkimi 1947 informon opinionin publik dhe mediat se në ndeshjen e sotme kundër FK Vardar, në minutat e fundit të takimit, tifozeria e ekipit nikoqir filloi me ofendime në baza nacionale, duke përdorur thirrje të papranueshme si: “Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur” , “Dhomë gazi për shqiptarët”, “V…. shqiptare”
⚫️ Këto thirrje u përsëritën disa herë, duke krijuar një situatë të tensionuar dhe të papranueshme në stadium. Përkundër kësaj, nga ana e delegatit të ndeshjes dhe gjyqtarit nuk pati reagim adekuat deri në momentin kur përfaqësuesi i klubit tonë u detyrua të ndërhyjë dhe të largojë ekipin përkohësisht nga fusha, me qëllim mbrojtjen e lojtarëve dhe stafit tonë.
🟢 Theksojmë se kjo ishte arsyeja e vetme e tërheqjes së ekipit nga terreni për disa minuta.
Klubi kërkon nga Federata e Futbollit e Maqedonisë që të marrë masa të menjëhershme dhe të duhura ndaj këtij incidenti, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.
⚫️ FC Bashkimi 1947 ka dëshmuar gjithmonë se është një nga nikoqirët më korrekt dhe më të respektueshëm në futbollin e Maqedonisë së Veriut.
✋ ️Stop shovenizmit në futboll ‼️
