ZYRTARE, caktohet vendi, dita dhe ora e derbit midis Vardarit dhe Shkëndijës!

Derbi i madh midis Vardarit dhe Shkëndijës në kuadër të javës së 21-të në elitën e futbollit vendor do të zhvillohet të enjten me fillim në ora 14:00 në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së.

Edhe pse përflitej që kjo ndeshje mund të zhvillohej në arenën “Todor Proeski”, një gjë e tillë nuk ndodhi, ashtu që Vardari edhe Shkëndijën këtë edicion do ta pret në një nga fushat kryesore të kompleksit sportiv pranë shtëpisë së futbollit vendor.

Kujtojmë, Shkëndija sot kundër Pelisterit do të zhvillojë ndeshjen e fundit të javës së 20-të. Me fitore eventuale, “kuqezinjtë” nga Tetova do zbusnin diferencën në pikë ndaj liderit aktual Vardarit në vetëm 4 pikë, ndërsa në duelin direkt e njëjta mund të shkrihej sërish, e që realisht do e bënte garën për titull shumë më interesante. (infOSport.mk)

Leave a Reply