Rabotniçki fiton dhe ende shpreson, vazhdon kriza e KF Arsimit! (VIDEO)

Rabotniçki ka shënuar fitore minimale 1:0 përballë KF Arsimit, skuadër kjo që ndodhet në një krizë të thellë në stinorin pranveror. Për skuadrën nga Çegrani ishte kjo disfata e katërt në 6 ndeshjet e pjesës së dytë të kampionatit, aty ku ka regjistruar gjithashtu edhe një fitore dhe një barazim, njofton “infOSport.mk”.

Në anën tjetër Rabotniçki regjistroi fitoren e tretë në pranverë, që ju jep shpresa atyre për të mbijetuar në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Ndryshe, golin e vetëm dhe të fitores për Rabotniçkin në takimin e sotëm kundër KF Arsimit e realizoi Nikola Manojlov në minutën e 66-të.

Pas kësaj fitore, Rabotniçki numëron 16 pikë, duke vazhduar të mbetet e parafundit në renditje, mirëpo tashmë me vetëm 7 pikë larg pozitave që sigurojnë të paktën balotazhin, aty ku për momentin ndodhet KF Arsimi, në pozitën e 8-të me 26 pikë. (infOSport.mk)

Leave a Reply