Maqedonia U16 mund Letoninë në miqësoren e parë, Emini dhe Veleski protagonistë kryesor

Përfaqësuesja U16 e Maqedonisë, që udhëhiqet nga strategu shqiptarë, Ilami Isejni, ka shënuar fitore 2:1 kundër Letonisë në ndeshjen e parë miqësore, nga gjithsej dy, që duhet të zhvillohen në Shkup, njofton “infOSport.mk”.

Të rinjët e Maqedonisë e nisën ndeshjen shumë mirë, teksa në minutën e 18-të pas një asisti të Adrian Veleskit, sulmuesi 15-vjeçar i skuadrës sllovake të Koshice U17, Medin Emini, shënoi golin e parë për avantazhin 1:0.

Të besuarit e trajnerit Isejni u kanosën sërish, këtë herë përmes Marin Krstevskit, mirëpo tentativën e tij e ndali me mjaft sukses portierit letonez, Hugo Uillkins.

Dhe kur nuk shënon, pëson. Kështu në minutën e 21-të, Letonia në rastin e parë më konkret para portës së “verdhekuqve” të rinj, arriti që të barazojë shifrat në 1:1, falë golit të shënuar nga Henrijs Hotoms.

Ekipi përfaqësues i vendit tonë tentoi që të rikthej epërsinë pak para fundit të pjesës së parë me anë të Aleksandar Polimac, mirëpo pa sukses, ashtu që në pushim skuadrat shkuan me rezultatin e barabartë 1:1.

Në pjesën e dytë Maqedonia U16 ishte më dominuese, ndërsa goli i fitores erdhi vetëm një minutë para fundit të ndeshjes. Stefan Ristiq mjaft mirë pasoi për Adrian Veleski, i cili paraqitjen e tij të mirë në këtë ndeshje e kurorëzoi me gol, që në fund doli të jetë vendimtarë për fitoren e Maqedonisë 2:1 ndaj Letonisë.

Ndeshjen e dytë miqësore këto dy ekipe të gjeneratës deri U16, do ta zhvillojnë të premtën sërish pranë fushave të futbollit pranë FFM-së. (infOSport.mk)


FORMACIONI, Maqedonia U16:

Dimitar Petrov, Filip Gjorgjioski, Amar Akiki, Aleksandar Polimac, Dardan Ademi (Matej Boceski 77), Stefan Ristiq (Blagojçe Sedloski 83), Marin Krstevski (Dalibor Markoviç 89), Ognen Sivevski, Adrian Veleski (Ejser Fetai 89’), Medin Emini (Ilija Aksentiev 77’)

Trajner: Ilami ISEJNI;


 

Leave a Reply