Pas fitores 2:1 në ndeshjen e parë ndaj Letonisë, Maqedonia U16 pësoi disfatë 2:0 në ndeshjen e dytë ndaj këtij kundërshtari, ndeshje kjo që sërish u zhvillua në Shkup.
Seleksionuesi Iljami Isejni për ndeshjen e dytë vendosi të bëjë shumë ndryshime në formacionin startues, me të vetmin qëllim që të ju jepte mundësinë të gjithë futbollistëve të ftuar për këto dy ndeshje miqësore.
Letonia u tregua më e mirë në këtë takim, duke shfrytëzuar në maksimum rastet para portës së Memetit, i cili u mposht në dy raste.
Fillimisht Memeti dështoi të ndalë Adrians Kurakins, i cili shënoi vetëm pas 5 minutave lojë, ndërsa në minutat në vijim i njëjti u tregua shumë solid në portë, duke mos lejuar që futbollistët kundërshtarë të vinin në shprehje.
Në anën tjetër Maqedonia U16 rrezikoi seriozisht letonezët në disa momente gjatë pjesës së parë, mirëpo pa sukses.
Në minutën e 12-të tentativën e Matej Boçeskit e ndali me mjaft sukses portieri kundërshtarë, Ivanauskas, ndërsa në minutën e 31-të, Kosta Georgievski ishte i pafat, pasi goditja e tij përfundoi vetëm në shtyllë.
Në fillimin e pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 54-të, Ilija Aksentiev ishte shumë pranë barazimit të rezultatit, mirëpo edhe njëherë tjetër mjaft mirë intervenoi portieri letonez, Ivanauskas.
Këto raste të pashfrytëzuara të “verdhekuqve” të rinj, letonezët i dënuam me golin e dytë të shënuar nga Andris Aizsilnieks në minutën e 69-të, kur edhe për herë të dytë arriti që të mposhtë portierin Ilhan Memeti.
Marin Krstevski ishte shumë pranë golit të parë për Maqedoninë U16, mirëpo goditja e tij përfundoi vetëm disa centimetra skaj shtyllës pingule të portierit kundërshtarë.
MAQEDONIA U16 – LETONIA U16 0:2 (0:1)
Stadiumi: Qendra Sportive “Petar Milloshevski”
Arbitër kryesor: Angell Gellov
Arbitër ndihmës: Bojan Ivanovski, Stefan Stojanovski
Arbitri i katërt: Nenad Todorovski
Golashënues: Adrians Kurakins 5’, Andris Aizsilnieks 69’
FORMACIONI | MAQEDONIA U16:
1. Ilhan Memeti (Luka Spaseski 80’), 2. Mitko Stojanov (6. Amar Akiki 55’), 4. Matej Boçeski (17. Ognen Sivevski 67’), 7. Aleksandar Polimac (3. Mihajllo Pavlov 80’), 10. Dalibor Markoviq (18. Adrian Veleski 55’), 13. Ejser Fetai (5. Filip Gjorgjioski 80’), 14. Marko Petrovski (16. Lis Imeri 46’), 15. Ilija Aksentiev (24. David Naumoski 80’), 19. Kosta Georgievski (11. Marin Krstevski 67’), 21. Bllagojçe Sedlloski (25. Filip Andonovski 80’), 23. Aulon Kurtishi (8. Dardan Ademi 46’);
Trajner: Ilami Isejni;
