FC Shkupi pëson edhe një disfatë tjetër në kampionat (VIDEO)

Skuadra nga Çairi u mposht me shifrat 6:0 në transfertën në Kavadar ndaj Tikveshit, skuadër kjo që për herë të parë në histori fiton të trija ndeshjet brenda një sezoni kundër FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”.

Me po të njëjtin rezultat, 6:0, Tikveshi kishte shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë të këtij edicioni, po në Kavadar, aty ku me 17 shtator kishte regjistruar edhe fitoren e parë të këtij edicioni kundrejt skuadrës “bardheblu” nga Shkupi, mirëpo me vetëm një gol të shënuar nga Berat Sadik.

Ndryshe, golat për skuadrën nga Kavadari në takimin e sotëm u shënuan nga Lawal, Gjorgjievski, Stojanov dhe braziliani Lucianinho, që realizoi “hat-trik”. (infOSport.mk)

Leave a Reply