Xhenaro Gatuzo ka vendosur të largohet nga drejtimi i kombëtares së Italisë pas humbjes ndaj Bosnje e Hercegovinës në Zenicë, që dogji mundësinë për kualifikim në Botëror.
Palët thuhet se me pëlqim të dyanshëm kanë ndërperë bashkëpunimin e tyre para kohe. Largimi i Gatuzos vjen në një moment të vështirë për federatën, pas dorëheqjeve të numrit 1, Gabriele Gravina dhe menaxherit, Xhanluixhi Bufon.
Gatuzqo kishte reflektuar për të ardhmen që në momentin e moskualifikimit. Në pritje të zgjedhjes së presidentit të ri më 22 qershor, pritet edhe vendimi për trajnerin e ri.
Mes kandidatëve për stolin përmenden Roberto Mançini, Massimiliano Allegri, Simone Inzaghi dhe Antonio Konte.
