Maqedonia miqësore me Bosnje e Hercegovinën!

Maqedonia në një nga dritaret ndërkombëtare para Botërorit 2026 do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Bosnje e Hercegovinës, një ndër ekipet pjesëmarrëse në Botërorin 2026, shkruan “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë raportojnë mediat boshnjake, sipas të cilave ndeshja në fjalë do të zhvillohej me 31 maj ose 01 qershor në stadiumin “Asim Ferhatoviç – Hase” në Sarajevë.

Kjo ndeshje përfaqësueses së Maqedonisë do i shërbente si parapërgatitje për ndeshjet e Ligës së Kombeve që startojnë në muajin shtator, derisa ekipit kombëtar të Bosnje e Hercegovinës do ti shërbente si parapërgatitje për ndeshjet e kampionatit botëror.

Kujtojmë, Bosnje e Hercegovina bën pjesë në grupin “B” së bashku edhe me Zvicrën, Kanadanë dhe Katarin.

Ndeshje e parë ekipi kombëtar boshnjak i udhëhequr nga Sergej Barbarez do ta zhvillojë me 12 qershor kundër një prej nikoqirëve të këtij Botërori, Kanadasë. (infOSport.mk)

Leave a Reply