Ardi Mehmeti me origjinë nga Saranda është një futbollistë, që pritet të ketë një të ardhme të ndritur. Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 17 vjeç, që aktualisht luan në SHBA, me skuadrën e Neë York Red Bulls.
Ai këtë edicion është paraqitur në 8 ndeshje në MLS ligën amerikane, duke kontribuar me 1 gol dhe 2 asiste për gjatë atyre 634 minutave të kaluara në fushë.
Mehmeti konsiderohet si një talent shumë premtues, ndërsa i njëjti me Neë York Red Bulls, ka kontratë deri në fund të vitit 2028.
Ai deri më tani ka përfaqësuar të rinjët e Shqipërisë dhe SHBA-ve, edhe atë në kategorinë e njëjtë, atë U15.
Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjidhja e Mehmetit për të ardhmen, edhe pse zërat që vijnë nga Amerika e largët, thonë se ai mund të bëhet shqiptari i parë që do të përfaqësojë SHBA në futboll.
Gjithashtu mediat atje shkruajnë edhe për interesimin e skuadrave gjigande, si Bajern Munih, PSZh dhe Çelzi për shërbimet e Mehmetit, që luan si mesfushor qendre. (infOSport.mk)
