Kerimi caktohet arbitër i ndeshjes në Tetovë midis dy Shkëndijave

Të mërkurën në program janë dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës, ku do të kemi përballje mes skuadrave nga Liga e Parë dhe e Dytë, njofton “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e parë që starton në ora 12:00, Ohrid Lihnidos do të mirëpret Sileksin në stadiumin “Burimet e Biljanës”, ndërkohë dy orë më vonë në stadiumin e qytetit në Tetovë, do të kemi një përballje interesante mes dy ekipeve shqiptare me të njëjtin emër, Shkëndijës nga Tetova dhe Shkëndijës nga Haraçina.

Në këtë ndeshje drejtësinë do ta ndajë arbitri shkupjan, Benjamin Kerimi, së bashku me asistentët e tij, Gode Petreski dhe Vjollca Izeiri, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Marjan Dejanoski.

Arbitër në VAR do të jetë Vlatko Ilioski nga Prilepi, ndërsa bashkëqytetari i tij, Boris Trajkov do të jetë AVAR.

Delegat i takimit në Tetovë, do të jetë Zoran Zlatanovski nga Kumanova, ndërkohë Delço Jakimovski nga Shkupi do të luaj rolin e kontrolluesit.

Sa i përket takimit të parë gjysmëfinal të ditës së nesërme midis Ohrid Lihnidos dhe Sileksit, atje kryesor do të jetë Done Ristovski nga Gjevgjelia. Ndihmës të tij do të jenë Toshe Icev nga Kavadari dhe Darko Jovçevski nga Tetova, ndërkohë arbitër i katërt do të jetë tetovari tjetër, Plarent Salihi.

Në VAR do të jetë Aleksandar Urosheviq, ndërsa AVAR, Martin Dejanoski.

Ivan Matevski nga Shkupi do të jetë në rolin e delegatit, ndërkohë Barton Josisp në atë të kontrolluesit.

Ndeshjet kthyese të fazës gjysmëfinale në program do të jenë me datë 06 maj. (infOSport.mk)

Leave a Reply